KUSH JEMI

Linda në Shkodër më 1984, në qytetin e artit dhe kulturës, pastaj u rrita në kaosin e Tiranës, por gjithmonë e pandarë nga madhështia dhe egërsia e maleve te Kukësit (prejardhja e prindërve të mi). Që femijë kam qenë e apasionuar pas Natyrës dhe të Vërtetës, ndaj ushqim të preferuar për mendjen kisha: matematiken, fiziken dhe kiminë. Ndërsa shpirti më mbushej nga poezia, muzika dhe kërcimi.

Zgjedhja mes studimeve për Robotikë apo Mjekësi nuk qe dhe aq dilemë. Pavarësisht nxitjeve të të tjerëve, për mua shpirti qëndronte gjithmonë mbi teknologjinë, ndaj vendosa t'i përkushtohem njeriut më shumë se makinave.

Gjatë studimeve në mjekësi, dëshira për t'ju shkuar gjërave sa më thellë, u transformua nga kirurgji e trupit në kirurgji e mendjes. Ndërkohë pasionin e hershëm mbi matematikën e mbaja gjallë duke i ua mësuar atë nxënësve të moshave të ndryshme. Aty zbulova rëndësinë e mësimdhënies dhe bukurinë e shpërndarjes së dijes.

Në 2009 mbarova studimet për mjekësi, ndërsa në 2015 u diplomova si Psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë. në Universiteti e Mjekësisë, Tiranë.

Përgjatë specializimit, 2011~ 2015, kam punuar në Spitalin Psikiatrik QSUT, në pavionin e Psikiatrisë së femijëve dhe adoleshentëve dhe në Urgjencën e Psikiatrisë.

Interesi për të shkuar gjithmonë më tej në këtë fushë, dhe për tu përballë me këndvështrime të ndryshmë, në kontekste kulturore të ndryshme, më ka shtyrë që të marr pjesë në konferenca europiane dhe botërore në fushën e Psikiatrisë klinike dhe sociale, si dhe në fushën e Psikanalizës.

Që nga 2012 jam angazhuar në Shkollën Frojdiane të Psikanalizës (Association De La Fondation Du Champ Freudien) në Tiranë dhe Paris. Në 2013 kam kryer stazh klinik me qasje psikanalitike në spitalin e Psikiatrise Adulte : Unité clinique Jacques Lacan, Paris, Francë.

Që nga 2013 punoj si pedagoge në departamentin e Infermerisë dhe Fizioterapisë në Albanian University.

Eksperienca në trajtimin e fëmijëve autikë në Qendrën Sociale Multidisiplinare, të Bashkisë së Tiranës, përgjatë 2017, më bëri të thellohem në perceptimin shqisor (fushë pak e neglizhuar sot nga mjekësia në përgjithësi dhe psikiatria në veçanti).

Fushat e interest: hipnoza regresive, psikanaliza, inovacioni në mjekësi dhe në psikiatri.

Alma Hasalami

Psikiatre në projektin AGARTHA/PERNEFER. 2017 ~2022

Lindur në qytetin magjik të Pragës {ish republika Çekosllovake} , deri në moshen 6 vjec jam rritur mes kulturave arabe, franceze dhe italiane në Algjer, Marok, Tunizi, Marsejë dhe Romë... Kthehem në Shqipëri, Tiranë ku studiova dhe punova si ekonomist dhe më pas si gazetar në RTSH deri më 1989.

Jetoj mes Italisë dhe Shqipërisë që nga 90.

Nga dëshira për të dëgjuar muzikë pa kufi dhe për ta përdorur si rrugë drejt shërimit të shpirtit, mëndjes dhe trupit, u diplomova në kursin e muzikoterapisë në Assisi, Perugia të Italisë më 1992.

Jam Mediator Kulturor me titull nga Provveditorato agli Studi di Trieste në bashkëpunim me A.C.L.I. Regionali - Friuli - Venezia Giulia. (1997). Punova mbi dhjetë vite në fushën e integrimit mes kulturash të ndryshme..

Autor i Vademecum për emigracionin shqipëtar në Provincën e Friulit. 1999, bashkëpuntor me I.R.E.S. Istituto di Ricerche Economiche e Sociali del Friuli - Venezia Giulia në projektin INTEGRA "ETHNOS E DEMOS" - 1999, bashkëpuntor me DELTA PIÙ scrl-: Padriciano - c/o AREA Science Park ( Trieste). 2000. Etj.

Kam marrë pjesë ne sesionin e 50-të në Mostra Internazionale degli Artisti , në Biennale di Venezia, me projektin "Princi I Arberit". 2003.

Humbja e prindërve, disa miqve dhe të afërmish në lëngime të gjata spitalesh, brënda dhe jashtë vendit, lidhja e forte me elementët e natyrës bënë që brënda meje të lindë dëshira e madhe për të ndihmuar të tjerët në mundësitë alternative pa kufi . .

Kështu filloi kërkimi në rrugën e mjekësisë alternative apo më saktë rruga olistike e shëndetit.

Një rëndësi të veçantë i kam kushtuar, këtë dhjetë vjeçar, studimit të implikacionit të energjisë dhe informacionit në strukturat jetësore të ujit..

Trupi ynë ka një përqindje shumë të lartë uji në çdo qelizë të tij, ku secila ka rreth 440.000 panele informative.

Nëse vetëm me 7 nota dhe me notën e 8, pauzën, bëjmë muzikë në infinit, imagjino kapacitetin e regjistrimit dhe të përpunimit të informacionit që ndodh në një pike uji..

Jemi në fazën finale të këtij cikli histrorik mbarë planetar. Revolucioni kuantiko-spiritual ka filluar në çdo qelizë jetësore. Ndërgjegjësimi ynë kërkon një shkallë të thellë detoksi, pra pastrim nga helme të çdo lloji :

- krimbat dhe parazitët,

- metalet e rënda dhe toksike

- memoriet emocionale negative, traumat

Vetëm kur të arrijmë këtë perfeksion shëndetësor që do të thotë thjeshte të jesh në normë, pra në harmoni me natyrën dhe universin, do të shpëtojmë dhe nga ata lloje virusesh që konsumojnë sot rezervat jetësore dhe natyrale të një kombi, .. të natyrës sonë të mrekullueshme.

Ylli Jasa

Ideator në projektin internacional AGARTHA/PERNEFER. 2017 ~2022

Adresa Rruga Todi Shkurti nr. 78,Tirane. cel./whatsapp 0686182101 & cel: 067 27810 75
Creato con Webnode Cookies
Crea il tuo sito web gratis! Questo sito è stato creato con Webnode. Crea il tuo sito gratuito oggi stesso! Inizia