Pernefer - shtëpia e bukurisë / lumturisë

Per Nefer comes from the ancient Egyptian language and means Happy House

SISTEMI PERNEFER


Pernefer është nje pajisje 100% natyrale e krijuar për stimulimin e neuroplasticitetit dhe rritjen
e cilësisë së jetës. Aty janë kombinuar:
- izolimi nga elektrosmogu,
- stimulimi i propiocepsionit dhe
- stimulimi terapeutik i shqisave

Elektrosmogu
Një përqindje e madhe e qelizave të trupit tonë përbëhet nga qelizat muskulare (miocitet) dhe neuronet. Të dy këto tipe qelizash punojnë përmes diferencave të potencialeve elektrike, të cilat sipas ligjeve të fizikës krijojnë një fushë bio elektromagnetike.
Neuronet i gjejmë në sistemin nervor qendror dhe periferik. Miocitet i gjejmë në muskujt e zemrës, në muskujt e skeletit dhe muskujt e lëmuar.Muskujt e lëmuar ndërtojnë organet kavitare (stomaku, zorrët, fshikëza e urinës, mitra), arteriet dhe venat, gjithashtu janë pjesë e rëndësishme e sistemit respirator, sistemit urinar dhe riprodhues. Muskujt e lëmuar janë ata që
bëjnë akomodimin e lentes në sy dhe ngrejnë qimet në lëkurë.
Por dimë që cdo qelizë e trupit tonë në membranën e saj ka pompa me rëndësi jetësore, të cilat punojnë përmes sinjaleve elektrike. Spiralja e ADNsë merr formë nga diferencat e potencialeve elektrike. Gjithashtu në gjakun, limfën, apo në likuoret e tjera të trupit tonë gjenden shumë molekula në formë të jonizuar, pra që bartin potenciale elektrike përkatëse. Të gjitha këto qeliza apo molekula krijonë fushën e tyre elektromagnetike dhe harmonia e këtyre fushave bën që të gjitha ato të funksionojnë si një njësi e vetme. Në këtë rast kemi të bëjmë me një shëndet të mire, me një trup që jeton në mirëqënie.
Por cfarë ndodh kur këto fushat elementare nuk harmonizohen me njëra-tjetrën? 
Kur spiralja e ADNsë nuk e ruan më formën e saj? 
Kur pompat jonike nuk plotësojnë më nevojat e qelizës?
Kur indet apo sistemet qelizore nuk kordinojnë dot punën me njëra-tjetrën? 
Kur lëngjet e trupit nuk i përcjellin sic duhet sinjalet apo informacionin?
 Atëherë lind sëmundja.

Që në fillim të shekullit XX, me elektrifikimin e banesave dhe habitateve të tjera të njeriut, trupi jonë u përball me një fushë tjetër elektromagnetike të huaj, artificiale, që nuk merr aspak parasysh fushën tonë biologjike. Ndonësë fillimisht efekti i saj në trupin tonë ishte neglizhuar nga shkenca, në vitet '60 fillojnë studimet e para të cilat masnin efektin toksik të fushës elektrike artificiale në sistemin nervor dhe muskular.
Tek eksperimentet me kavje është vënë re që elektrosmogu:
• Copëton AND, kryesisht atë të neuroneve duke qenë se janë qelizat më të ndjeshme ndaj elektrosmogut.
• Humbja e shijes së ushqimit dhe e etjes për ujë.
• Çrregullimi i lëvizjeve: kavjet bënin lëvizje rrotulluese të ngushta (prishja e balancës, rënia e propiocepsionit).
Sot ndikimi i elektrosmogut i prodhuar nga celularët, radio televizionet, interneti, satelitët civilë dhe ushtarakë, dhe nga tërë aparatet elektrikë, është akoma dhe më i madh dhe i rrezikshëm.
Në botë, raportohen shumë raste të elektrohipersensitivitetit dhe ndjesive që shoqërojnë atë: panik, çorientim dhe frikë të thellë. Personat që vuajnë nga elektrohipersensitiviteti ankojnë për një ndjenjë të lehtë por të vazhdueshme parehatie. Të tjerë kanë dhe përgjigje viscerale, ndjenja dëshpërimi dhe paranoje. Gjithashtu elektrosmogu ndikon dhe në sistemin imunitar duke u bërë kështu shkak për sëmundje autoimune (te gjitha format e alergjive, sëmundje të ndryshme të lëkurës, reumatizma, sëmundje degjenerative të sistemit nervor, etj.)

Stimulimi i Propiocepsionit
Struktura ergonomike e Pernefer riprodhon pozicionin tonë të fetusit: zvogëlon kontrakturat, artikulacionet tentojnë drejt fleksionit, trupi lëshohet në një shkarkim funksional të plotë. Pra, çlirohen tensionet psikofizike. Ndërsa pikat e mbështetjes janë të kufizuara në esencë për të evituar shtypjen e panevojshme të qarkullimit venoz, arterial dhe limfatik. Nëpërmjet një rishpërndarje korrekte të peshës dhe tensioneve trupore përgjatë kontakteve, PerNefer mundëson arritjen në mënyrë korrekte të ekuilibrave funksionalë në të gjithë segmentet e trupit, në mënyrë të veçantë shtyllës kurrizore, koksofemorales, dhe muskulaturës kurrizore.
Lëkundjet e djepit japin një gjendje relaksi dhe meditimi. Trupi ndjen sikur po noton/fluturon në hapësirë. Këto ndjesi, të kombinuara me izolimin nga elektrosmogu, japin perceptime të reja të vetes dhe të trupit duke ndihmuar në zgjimin e propiocepsionit.

Stimulimi terapeutik i shqisave
Dr.Calligaris, që në fillim të shek. XX, zbuloi se, duke stimuluar me kujdes disa pika të ndjeshme të lëkurës, është e mundur që të zgjohen veti superiore. Si rrjedhim këto veti mund të rriten, optimiziohen dhe kultivohen. Dëgjimi i tingujve të veçantë ndihmon në ngadalësimin e qarkullimit të mendimeve në atë moment, dhe në sinkronizimin e çdo sensori perceptues me trajtimin. Ajri është i freskët, i trajtuar me aromaterapi, i jonizuar dhe i pasuruar me biokatalizatorë të veçantë që rrisin absorbimin e oksigjenit. Vetë velloja diamagnetike krijon një hapësirë ku perceptimi i alteruar sjell gjendje të alteruara të vetëdijes, nxit brendësimin dhe ndihmon në rindërtimin e imazhit të vetes

Material informativ nga Qendra Agartha
email; agarthaprojekt@gmail.com
+355 068 6182101 /067 27810 75 


Adresa Rruga Todi Shkurti nr. 78,Tirane. cel./whatsapp 0686182101 & cel: 067 27810 75
Creato con Webnode Cookies
Crea il tuo sito web gratis! Questo sito è stato creato con Webnode. Crea il tuo sito gratuito oggi stesso! Inizia