Hipnoza regresive - rruga për te vetja

22.04.2018

Dhimbja...plagët/rrudhat..mosha. ..shume fjalë abstrakte duken sot. Nuk ua gjejmë dot kuptimin, ndaj përpiqemi ti mohojmë. Megjithëse ato vazhdojnë të ekzistojnë, si një peshë që rëndon gjithnjë e më shumë mbi kurriz, ndërsa ne jemi indiferentë. Deri kur?- thotë një miku im.

Deri kur kjo gjendje apatie dhe jetese të pseudocivilizuar (robotike desha të them) duhet të zgjasë? Shoqëria sot është në limitin e humbjes së kuptimit të jetës. Është në kulmin e tragjiko-komikes, gjithmonë si te Komedia Divine, por jo më në ato nivele filozofike të diskutimit. Pse u dashka, me kohën, të ikim për poshtë? Ç'kuptim do kishte natyra, ekzistenca në rast se do shkonte gjithmonë drejt shkatërrimit?!

Ah...Jo, kjo rrugë mua si mjeke më kujton vetëm sëmundjen. Vetëm ajo shkatërron. Dhe patjetër nuk duhet të jemi indiferentë. Të mos e lejojmë anestezinë të na mpijë edhe vetëdijen. Kërko për identitetin e vetes, për natyrën tënde të vërtetë.

Do ndjesh dhimbje fillimisht. Do zgjohen shqisat. Do kuptosh barrën që të ka rënduar gjithë jetën. Por...për mrekulli, bashkë me dhimbjen vjen jo vetëm çlirimi nga barra, por dhe një e vërtetë shumë e bukur, shumë më të bukur nga ç'mund ta përmbajë imagjinata jonë e momentit (gjithmonë e kufizuar nga konceptet e shoqërive ku lindim). Prandaj është shumë e rëndësishme të kujtohemi kush kemi qene në këtë shoqëri, edhe në të tjera (edhe në këtë jetë, edhe në jetë të tjera). Atëherë mund të gjesh përgjigjet mbi pyetjet personale: dhimbjen...plagët/rrudhat...moshën. Mund të gjesh përgjigje edhe të një natyre më kolektive.

Përmes hipnozës regresive ti shkon në gjendje të tjera të ekzistencës (dimensione të tjera që fizikanët i pranojnë, por nuk i shpjegojnë. Pastaj i fusin një të kyçur në harresë, duke mos i përdorur dijet për evoluim). Kur sheh të kaluarën tënde, në këto gjendjet e alteruara, fillon e përjeton të njëjtat emocione si të ishe aty, sepse praktikisht ti je aty. Pastaj kupton që bashkë me emocionin vjen dhe dija; kujtimi për veten; kujtimi i gjërave që i ke ndjerë e ditur gjithmonë, por ia ke mohuar vetes.

Uh...shumë komplekse rruga për te vetja, por me shumë aventura të bukura. Prandaj kërkon guxim të përballesh me dhimbjen, qoftë edhe me humbjen (pastrimin) e ngërçeve të limfës në trup e në shpirt, me të cilët jemi lidhur aq ngushtë. Por kur dalë ngadalë zbulohet gjithë tabloja, ti e kupton që e gjithë kjo është një Komedi, gjithmonë Divine siç thotë dhe Dante Aligeri. Sepse çfarëdo drejtimi të ketë marrë, mbetet gjithmonë rruga e Njerëzores drejt Divines

Patjetër, ndjesitë që iu përshkova mbështeten në eksperiencën time personale me hipnozën regresive; në eksperiencat me miqtë, kolegët, pacientët; dhe te puna me psikanalizën. Ndoshta jo për të gjithë rruga është kaq e komplikuar. 

Alma Hasalami

Share
Adresa Rruga Todi Shkurti nr. 78,Tirane. cel./whatsapp 0686182101 & cel: 067 27810 75
Creato con Webnode Cookies
Crea il tuo sito web gratis! Questo sito è stato creato con Webnode. Crea il tuo sito gratuito oggi stesso! Inizia